Video

30/01/2013 09:03:32

Ferri BLU. Policia shqiptare 'Top' nė duart e politikanėve

Intervistė me Kreun e Sindikatės sė shėrbimeve policore Valentin Macaj: diskriminimi, pagat e ulėta, mungesa e trajnimeve dhe e transporteve. Ferri qė kalojnė ēdo ditė uniformat blu, ata qė duhet t'i japin siguri qytetarėve






TIRANE - A mund tė na jepni ndonje tė dhėnė mbi nivelin e krimit nė Shqipėri gjatė 2-3 viteve tė fundit ?

Rritja e veprave kriminale dhe zbulueshmėria e tyre nė Shqipėri janė nė kontrast me njera-tjetrėn sa herė debatohet nga aktorėt politikė dhe pėr kėtė arsye pėrcillen shifra tė ndryshme nga burime tė shumta jo profesionale. Sindikata ėshtė e prirur nė kėrkesėn pėr ndryshimin e kushteve tė punės e trajtimit financiar tė punonjėsit teėpolicisė dhe pėr arsye etike nuk merret shumė me detaje teknike qė i pėrkasin Prokurorisė sė shėrbimeve tė specializuara qė operojnė nė vend. Qė ka njė punė vetėmohuese tė shėrbimeve policore nė drejtim tė vendosjes sė rendit dhe besimit nė publik, kjo ėshtė evidente. Politika ėshtė ajo qė po luan dhe debaton me njė profesion qė nuk i pėrket asaj. Qeveritė e rajonit dhe europiane janė tė angazhuara nė pėrmirėsimin e pagave e trajtimit nė policitė e tyre, ndėrsa kėtu tentohet qė policia tė ngopet me politikė fjalė boshe. Por, nė vijim tė pyetjes, pėrgjigja jonė ėshtė se: krimi po gjen terrenin e duhur dhe po gllabėron ēdo qelizė tė shoqėrisė duke patur aleat tė fortė mafian nė klanet politike e gjyqėsore.


A ėshtė e vertetė se policia ka trajtimin me tė ulėt financiar nė Europė dhe rajon ?

Megjithė ndryshimet e ligjeve respektive pėr Policinė e Shtetit, (ligji nr.9749 viti 2007), Pėr Policinė e Burgjeve, (ligji nr.10032 viti 2008), dhe pėrafrimit tė tyre me para-standartet e BE-sė, situatė nė kėto shėrbime ėshtė e ndryshme dhe diskriminuese. Pagat nė mes shėrbimeve policore janė tė dallueshme dhe me diferencė tė madhe nė mes gradave. Punonjėsi i nivelit zbatues nė Policinė e shtetit merr njė pagė mujore bruto prej 319 Euro ndėrsa paga mujore e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė arrin nė 790 Euro. Diferencat nė pagė sipas gradės dhe funksionit nuk kanė koment, pasi duken qartazi pabarazia dhe trajtimi ofendues i punonjėsit tė policisė shtetit. Kėto paga i nėnshtrohen ndalesave tė shumta nė sigurime shoqėrore, shėndetėsore, suplementare. Po kėto paga krahasuar me kolegėt e tyre nė rajonin ballkanik, pėrjashtuar Greqinė (anėtare e BE) janė:

Policia e Shtetit

Gradat Shqiperi Bosnje-Herceg. Kosove Mali Zi Maqedoni
Inspector €319 €390 €480 €700 €345
n/komisar 420 660 640 1010 560
Drejtuesi I 790 820 1052 1040 1010

Pagat nė Shėrbimin Zjarrfikės vijojnė pothuajse tė njėjta me Policinė e Shtetit, ndėrsa krahasuar me pagat e kolegėve tė tyre ballkanas, vijojnė tė jenė me 15-50% mė tė ulėta.

Nė Shqipėri ndodh edhe diskriminim real nė mes shėrbimeve policore, ku punonjėsi i Punonjėsi i Policisė sė Burgjeve deri dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i kėsaj Policie kanė diferencė mes kolegėve me tė njėjtėn gradė e funksion nė Policine e Shtetit.

Policia e Burgjeve:

Grada Paga baze per grade
N/inspektor €244.60
N/komisar 377.6
Drejtues i I-re 683.4

Tabela e mėsipėrme (sipas vkm1060 dt.8/7/2010) ėshtė treguesi i diferencės nė pagė nė mes shėrbimeve policore. Shto edhe policinė bashkiake e cila paguhet sipas ligjit nr. 8224,dt.15/05/1997 i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me detyrėn, funksionin dhe kushtet e reja tė integrimit europian.

Me cilat vėshtirėsi pėrballen uniformat blu ?

Mungesa e besimit nė publik, ngaqė reformat e njėpasnjėshme dhe rekrutimi i punonjėsve pa kualifikim tė mjaftueshėm sjellin pėrformancė tė dobet, duke shtuar edhe pagėn e ulėt mujore, japin njė rritje tė elementit korruptiv dhe mitmarrjes pėr shkak te detyres. Trajtimi politik I punės sė policisė duke pėrfshirė suksesin e dėshtimin, ka shkaktuar njė amulli dhe mungesė dėshire nė kryerjen e shėrbimit. Duke qene nėn presion tė vazhdueshem, I kėrcėnuar ēdo moment me ulje nė gradė, transferim dhe largim, punonjėsi i policisė zgjedh mėnjanimin nga pėrballja me krimin dhe shkelėsin e ligjit, pasi nga eksperienca 20-vjeēare, politika ka sjellė elementin kriminal dhe ka larguar profesionistin. Shembujt janė tė shumtė, pasi publiku e media flet e shkruan ēdo ditė.

Mungesa e trajtimit ushqimor me njė vakt ēdo ditė shėrbimi, sjell pakėsim tė ardhurash dhe nxitje pėr korrupsion pėr ēdo punonjės policie. Nė kėtė mėnyrė ndikon dhe mospagesa e transportit, gjė e cila demaskon e ofendon figurėn e punonjėsit tė policisė.

Jemi dėshmitarė sesi punonjėsit e policisė sė burgjeve, shtetit, shėrbimit zjarrfikės, policisė bashkiake bėjnė ēdo ditė autostop nėpėr kryeqėzimet e rrugės nacionale pėr t'u kthyer nė banesė pas shėrbimit si dhe anasjelltas.

Mospagesa e gadishmėrisė nė ditėt e festave dhe vjetėrsisė nė punė, sjell njė minus tė madh ne pagėn mujore, pa pėrmendur ndalesat e shumta e pa kriter nė list-pagesat e policisė sė burgjeve dhe ku drejtuesit e kėtyre institucioneve bėjnė indiferentin nė rastet kur sindikata kėrkon llogari.

Kushtet e punės nė ambjentet e shėrbimit janė skandaloze si nė kullat e rojės ashtu dhe nė regjimet e brendshme, shto dhe mungesėn e ngrohjes e xhamave. Imagjino njė punonjes policie nė burgun Drenovė, Kukės e Tropojė tė cilėt nėn temperature -10 gradė kryejnė shėrbim nė kupola.

Pak mė ndryshe ėshtė situata nė Policinė e Shtetit, tė cilėt lėvizin me mjete shėrbimi ose kanė ambjente tė pranueshme shėrbimi nėpėr komisariate e drejtori qarqesh. Megjithėse nė disa komisariate, kushtet e punės lėnė shumė pėr tė dėshiruar dhe do tė jetė e largėt dita kur do tė pėrafrohen me kolegėt ballkanas e europiane.

Policia e shtetit gėzon uniformė tė rregullt sipas pėrcaktimeve nė ligjin e saj, ndėrsa Policia e Burgjeve endet qysh prej 5 vitesh pa uniforma e pa shpresė se do tė zgjidhet ky problem. Pa asnjė dyshim, sindikata e ka etiketuar kėtė shėrbim si “polici gabi” ngaqė uniformat, kėpucėt, xhupat e kėmishat i blejnė nė tregjet e Tiranes.

Askush nė Drejtorinė e burgjeve nuk mban pėrgjegjėsi lidhur me skandalin e uniformave dhe pse sindikata e denoncon gjithnjė kėtė fakt. Ndryshe nga policia e shtetit, ajo e burgjeve ėshtė nėn presion tė vazhdueshėm politik e administrative pasi drejtuesit e saj janė persona extra politike dhe aspak profesioniste.

Transferimet, uljet nė gradė, largimet selektive nga puna, tashmė janė nė mode nė Policinė e Burgjeve duke mos harruar mungesėn e trajnimeve profesionale nė kėtė shėrbim.

Nė tė dy shėrbimet policore mungon trajtimi shėndetėsor e mental,(psikologjik), ku nė shumė raste si pasojė e mbingarkesės nė pune dhe kryerjes sė shėrbimit nėn stress e presion pėr shkak tė detyrės dhe kushteve tė vėshtira financaire nė familje, punonjėsi i policisė arrin nė depresion e vetėvrasje.

Shifrat e vetėvrasjeve nė Policinė e Burgjeve nė 5 vitet e fundit janė me dy shifra, pa pėrmendur pastaj vrasjet pėr shkak tė detyrės dhe mungesės sė pėrdorimit tė mjeteve mbrojtėse e parandaluese nė Policinė e Shtetit.

Problemet janė tė shumta dhe rrugėt e zgjidhjes sė tyre janė tė zymta nė kėtė realitet tė mbingarkuar me politikė e korrupsion tė gjithanshėm.

Gjatė viteve tė fundit ka ardhur nė pėrmiresim apo jo trajtimi i tyre ?

Gjatė kėtyre viteve ka patur pėrmirėsime mikroskopike tė kushteve dhe trajtimit financiar nė shėrbimet policore kundrejt premtimeve politike qė janė bėrė nė ēdo rast zgjedhor apo kur ėshtė humbur jetė polici nė krye tė detyrės.
Nė rastet e vrasjeve nė krye tė detyrės, e gjithė politika rreshtohet me lule para arkivoleve dhe mjaftohen me tituj nderi e pėrlotje tė rastit, ndėrsa pas pak orėsh rikthehet e njėjta situatė pa marrė askush pėrgjegjėsi mbi supe.

Teoria e pandėshkueshmėrisė ka zėnė vend nė realitetin shqiptar dhe askush nuk guxon tė ngrejė krye pėrballė korrupsionit e mafias qė ka ngėrthyer vendin. Korrupsioni i lartė ka sjellė stabilitet mafioz dhe ėshtė shumė e vėshtirė qė punonjės me paga qesharake tė kenė motiv pėr tė zbatuar ligjin.
Reforma prek vetėm nivelet e ulėta, pasi ato tė larta kanė njė korace mbrojtese klanore e financiare.

Shumė prej nesh ngre gishtin mbi personat pėrgjegjes, por shteti nuk ndėrhyn dhe nuk ka ndėrmend tė ndėrhyjė pėr shkak tė ekuacioneve politike.
Viktimė e kėtij makinacioni ka rėnė dhe shėrbimi policor nė pėrgjithesi dhe as pėrfaqėsitė e huaja diplomatike nuk e ngrenė zėrin siē duhet pėr kėtė situatė alarmante.

Trajtimi financiar i policisė nė pergjithesi eshte problematic dhe nen nivelin ballkanik ku gjithnje shantazhohet me pagat bruto pa deklaruar pagen reale qe gezon cdo punonjes policie respektiv. Sindikata jone ka kerkuar dhe kerkon pagen reale, ate qe I shkon ne xhep policit, dhe jo demagoxhi boshe me rritje-breshke qe ndodh sa here ka tyrbulenca politike.

Pėr mendimin tonė trajtimi financiar, shoqėror, shėndetėsor e moral nė shėrbimet policore shqiptare ėshtė nė regres tė vazhdueshėm dhe vetėm njė ndėrhyrje reformuese apolitike do tė ndryshojė situatėn nė favor tė punonjėsve.


* Tabelat e mėsipėrme tė pagave bazohen nė VKM respektive tė policisė sė shtetit dhe asaj tė burgjeve, ndėrsa krahasimi me pagat e rajonit ėshtė marrė nga njė studim i kryer nga misioni PamecaII nė Shqipėri.



* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi

Doriana Metollari